Milan Skriniar ka theksuar se objektivi i Interi për këtë sezon është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, por se do të mundohen ta fitojnë çdo ndeshje deri në fund.
Njëmbëdhjetë fitore, tri barazimi dhe asnjë humbje në 14 ndeshjet e para të kampionatit kanë katapultuar Interin në vendin e dytë në Serie A.
Rol kyç në këtë sukses ka edhe mbrojtësi, Skriniar, i cili erdhi në verë nga Sampdoria, por sipas tij faktor i rëndësishëm është edhe emërimi i Luciano Spalletti si trajneri i skuadrës.
“Ne presim një ndeshje të vështirë sepse janë skuadër fizike dhe kompakte, por ne duhet të fitojmë para tifozëve tanë”, ka thënë fillimisht Skriniar për Inter Channel përpara ndeshjes të së dielës ndaj Chievos.
“Miranda jashtë? Ranocchia është gjithashtu një lojtar i madh. Është shumë e rëndësishme për mua që të ndjej dashurinë e tifozëve, ashtu si besimi i trajnerit tim është i rëndësishëm. Këto janë gjëra që kanë shumë rëndësi në futboll”.
“Për ne, emërimi i tij ishte shumë i rëndësishëm. Ne ende nuk kemi humbur dhe shpresojmë se mund të fitojmë të gjitha ndeshjet tona”.
“Ne jemi ku duam të jemi, dhe kjo është e rëndësishme për ne”.
“Objektivi është Liga e Kampionëve, por do të shohim se çfarë ndodh në ndeshjet tona të ardhshme”, përfundoi mbrojtësi sllovak. /Telegrafi/