Milan Skriniar nuk do të luajë deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi të rëndë të shpinës, njoftojnë mediat italiane.
Përveç kësaj, mediat theksojnë se mbrojtësi sllovak, i cili sipas Transfermarkt kap vlerën e 60 milionë eurove, ka luajtur ndeshjen e fundit për Interin, anëtar i të cilëve është që nga viti 2017.
Largimi i tij tashmë ishte paralajmëruar më herët, gjë që me sa duket tani është bërë e sigurt sepse ai shkoi në Bordeaux për teste shtesë në lidhje me dëmtimin e shpinës dhe testet u mbikëqyrën nga stafi mjekësor i PSG-së, që mendohet të jetë destinacioni i ardhshëm i Skriniar.
Megjithatë, L’Equipe shkruan se PSG është e shqetësuar për dëmtimin e shpinës, që i ka tronditur disi për atë transferim të mundshëm.
Skriniar e filloi karrierën e tij profesionale në klubet sllovake Zilina dhe Vion Zlata Moravce, dhe më pas u transferua në Itali, ku para Interit kishte veshur fanellën e Sampdorias.
Ai ka luajtur 58 ndeshje për Sllovakinë, duke shënuar tre gola. /Telegrafi/