Milan Skriniar beson se Interi nën drejtimin e Antonio Contes është ‘i aftë’ për t’i dhënë fund shterpësisë pa trofe.
Conte u emërua trajner i ri i Interit javën e kaluar, ndërkohë që Nerazzurrët nuk kanë fituar asnjë trofe që nga 2010-11 kur fituan Coppa Italia.
Megjithatë, me ardhjen e trajnerit italian, Skriniar beson se do të përfundoj edhe koha pa trofe dhe Interi do t’i kthehet lavdisë.
“Nuk e kam takuar Conten, sepse kur u njoftua si trajner i ri, ne lojtarët nuk ishin më në Itali”, ka thënë fillimisht Skriniar nga kampi i Sllovakisë.
“Megjithatë, me ardhjen e tij do të ketë sfida dhe pritshmëri të reja. Ai dhe Interi janë të aftë të fitojnë trofe së bashku”.
“Ne arritëm të futemi në Ligën e Kampionëve, gjë që është një gjë e mrekullueshme, por fundi i sezonit ishte i vështirë”.
“Për fat të mirë kemi përfunduar të katërtit dhe kjo është në rregull, mund të kishim përfunduar më lart”, përfundoi mbrojtësi i Interit. /Telegrafi/