Milan Skriniar besohet se është shumë afër rinovimit me Interin.
Sllovaku ka qenë në bisedime kontraktuale me Interin tash e sa kohë, por oferta u refuzua.
Agjentët e Skriniarit kërkojnë të ngritet paga e lojtarit deri në 3 milionë euro për sezon, teksa oferta në tavolinë është pak nën kërkesën e mbrojtësit.
Sipas Calciomercato, nga se rinovimi duket gjithnjë e më shumë i mundur, interesimi i skuadrave të mëdha është zvogëluar.
Manchester City tentoi të nënshkruante me Skriniarin në janar, por i është thënë se mbrojtësi nuk është në shitje.
Rivali i qytetit të Cityt po ashtu ishte lidhur me transferimin e mbrojtësit, pasi United ishte gati të paguante 60 milionë euro për lojtarin.
Sidoqoftë, situata e Mourinhos në Old Trafford është shumë e luhatur për momentin, andaj nuk pritet që Djajtë e Kuq të kërkojnë një transferim të madh pasi mundësia që të vijë një menaxher tjetër është e madhe. /Telegrafi/
https://youtu.be/vKbcfziTasw