Site icon Telegrafi

Skriniar dëshiron të ketë karrierë si ajo e Hamsik te Napoli

Marek Hamsik në tentim për të kaluar Milan Skriniarin (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në Sllovaki për vitin 2017.

I pari ishte Marek Hamsik dhe me këtë rast ylli zikaltër ka thënë se do dëshironte të kishte një karrierë si ajo e kapitenit te Napolit.

“Më pëlqen Interi, jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Lexo po ashtu Icardi pas renovimit pritet të jetë lojtari më i paguar në Serie A

“Do ishte e mirë të kem një karrierë si ajo e Hamsik te Napoli”,  ka thënë Skriniar gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.

Skrinar te Interi erdhi nga Sampdoria në verën e vitit 2017 dhe që nga atëherë është shndërruar në nja më të mirët në Serie A.

Sllovaku jo vetëm që ka qenë lider në fazën mbrojtëse, por ka ndihmuar shumë skuadrën edhe në anën sulmuese.

Në 28 ndeshje në Serie A ka shënuar katër gola, dy më shumë se Hamsik. /Telegrafi/

Marek Hamsik në tentim për të kaluar Milan Skriniarin (Foto: Getty Images)
Exit mobile version