Milan Skriniar ka thënë se tek Interi ka pritshmëri të reja dhe se klubi dëshiron të sfidojë për titull me Antonio Conten në postin e trajnerit.
Nerazzurrët e zunë vendin e katërt në tabelë në edicionin 2018/2019 duke siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, mirëpo kjo nuk i mjaftoi Luciano Spallettit që ta ruajë vendin e punës.
“Spalletti është një person i shkëlqyer dhe një trajner i madh, por klubi i ka marrë vendimet e veta”, ka deklaruar qendërmbrojtësi për SportMediaset.
“Tash këtu është Conte, ka pritshmëri të reja dhe duam të sfidojmë për Scudetto”, ka shtuar Skriniar.
Në sezoni e ri, te zikaltrit do të luajë Diego Godin (si transfer i lirë nga Atletico Madrid), ndërkohë që Mauro Icardi pritet të largohet, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit. /Telegrafi/