Mbrojtësi Milan Skriniar i ka filluar bisedimet me Interin për rinovimin e kontratës dhe përmirësimin e pagës.
Sllovaku është vënë në orbitën e pesë klubeve të mëdha evropiane, por dëshira e tij mbetet që të qëndrojë te Interit.
Klubi i fundit që ishte vënë pas tij ishte Manchester United që mendonin për një ofertë që në janar, por që me gjasë do të refuzohet.
Agjenti i lojtarit, Karol Csonto, ka folur për mediat duke thënë se Interit po punon për rinovimin e kontratës së lojtarit edhe pse aktualja skadon me 30 qershor 2022.
“Jemi duke biseduar”. Po punojmë në të. Do të ketë më shumë takime në muajt e ardhshëm”.
“Ai është i lumtur me fanellën Nerazzurre, po luan mirë”.
“Inter ka fituar është ndeshje radhazi, para humbjes me Atalantan. Ai po bën mirë dhe është i lumtur”.
“Ai është i lumtur që po luan në Ligën e Kampionëve”, ka thënë agjenti i lojtarit. /Telegrafi/