Site icon Telegrafi

SKODA OCTAVIA 1.6 – Makina që i ka të gjitha

Ju prezantojmë me modelin më të shitur nga SKODA, atë OCTAVIA. Një model i gjerë që është po aq i larmishëm në situata të biznesit, poashtu praktik brenda familjes. Me dimensionet kompakte, sistemet më të avancuara të asistencës në vozitje dhe komoditetin e jashtëzakonshëm, OCTAVIA është e përkryer për trafikun e qytetit dhe udhëtimet e gjata.

Octavia 1.6 TDI është mjet motorik nga Skoda, me fuqi të rrotave të përparme dhe motor të montuar para, me 5 dyer. Motori 1.6, me 4 cilindra prodhon fuqi prej 89 kuajsh. Skoda Octavia 1.6 TDI peshon 1305 kilogramë, kurse shpejtësia maksimale që mund ta arrijë është 186 km/orë.

Me përmasat perfekte, sipërfaqet e pastra dhe aerodinamikën e shtuar, OCTAVIA duket elegante dhe sportive. Siç është zakonisht për OCTAVIA, ajo ruan modelin e saj të përjetshëm, dhe si rezultat gjithmonë do ta njihni kur ta shihni.

Octavia ka pamje dinamike njëkohësisht shumë elegante. Ajo vërehet nga larg se i përket familjes SKODA, e kjo vjen falë pamjes së përparme e cila e ruan simbolikën e markës në të gjitha modelet e saj. Dritat e përparme dhe të pasme full led, mundësojnë shikueshmëri të përkyer në të gjitha sezonet.

Po ashtu është marrë hap i madh sa i përket pamjes së brendshme, me teknologjinë e fundit të ofruar në automobilizëm. Siç është ekrani led 9.2 inç. Hapësira e bagazhit është zgjeruar për 30 litra, ndërsa me ngjitjen e ulëseve të pasme, mund të fitoni hapësirë për 1700 litra.

Duke u ndërtuar në një bazë tashmë të fortë, Skoda Octavia e përditësuar ka teknologji mbresëlënëse në modelet e saj të klasës më të lartë, duke ruajtur aftësinë e për të ofruar sasi të mëdha hapësire për pasagjerë dhe bagazhe, ekonomi, siguri dhe vozitje të rehatshme.

Nëse dëshironi që të xhirojmë dhe reklamojmë makinën tuaj, na kontaktoni në Telegrafi Maqedoni.

Exit mobile version