Telegrafi

Skivi voton për Bebe Rexhën (Foto)

Reperi Visar Shala i njohur si Skivi ndonëse nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, prap se prap ai është vazhdimisht është pranë fansave përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi reperi ka publikuar një fotografi në Instagram, përmes së cilës ka treguar se ka dhënë votën e tij në një nga kategoritë e “MTV EMA 2016”.

Ai ka votuar pikërisht për këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, e cila në këtë spektakël është e nominuar në kategorinë “Best New Artist (Artistja e re më e mirë)”.

Mbrëmja do të zhvillohet më 6 nëntor, dhe urojmë që këngëtarja shqiptare ta marrë këtë çmim të merituar. /Telegrafi/