Reperi i njohur Skivi është shumë i pëlqyer dhe i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh, ai ndan m ndjekësit e tij të shumtë fotografi të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Sot (e diel), për reperin ka qenë një ditë mjaft e veçantë, kjo pasi një nga personat e tij më të dashur ka festuar dekadën e tij të gjashtëdhjetë.
Fjala është për babanë e Skivit, për të cilin reperi ka bërë një urim dhe dedikim special në rrjetin social Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi të të atit në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar fjalët më të mira për prindin e tij.
“Urime ditëlindja e 60-të babë. Faleminderit për të gjitha mundësitë që na i ofrove në këtë jetë. Tu plotësofshin të gjtha dëshirat. Udhëzimet e pstërta dhe mbështetja jote e pafund ka qenë çelësi kryesor në jetën time, gjë të cilën e mësova nga ti. Mos u dorëzo kurrë në jetë…Të dua përjetë”, ka shkruar Skivi.
Ndërkohë, Skivi pritet që për fansat të sjellë së shpejti një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/