Telegrafi

Skivi: Sivjet është vit kampion me tekste ‘të këqija’, që kur ekziston muzika në Kosovë

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Skivi, vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Artisti, i cili numëron mbi 100 mijë ndjekës në Instagram, nuk heziton të ndajë me fansat postime të ndryshme.

Ai së fundmi ka bërë një shkrim në lidhje me tekstet e këngëve të këtij viti, duke thënë se janë më të këqijat që kur ekziston muzika në Kosovë.

Skivi (Foto: Instagram)

“Lirisht mund të them që sivjet është, vit kampion me tekste të këqija prej që ekziston muzika në Kosovë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Skivi

Ndonëse nuk ka etiketuar ndonjë projekt apo këngëtar, Visar Shala (emri i vërtetë) duket se nuk është pajtuar me asnjë projekt- përkundër se janë shndërruar në hite.

Skivi (Foto: Instagram)

Reperi i njohur ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore, ndërsa ai i fundit mbetet “Menemadhe” në bashkëpunim me artisten Donjeta Morina.

I njëjti ka hapur studion e tij muzikore dhe tashmë po punon me artistë të rinj. /Telegrafi/