Telegrafi

Skivi publikon mesazhet e fansave, të cilët i kërkojnë që të rikthehet me një këngë hip hop

Skivi (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Skivi, gjatë viteve të fundit ka bërë një tërheqje paksa nga muzika.

Ai ka qenë shumë i pëlqyer në fillimet e karrierës duke qenë se kishte realizuar një sërë hitesh të mëdha si pjesë e “Skillz” bashkë me Ledri Vulën.

I njëjti prej vitesh ishte shkëputur edhe nga BabaStars, madje në një intervistë të dhënë javë më parë tregoi se kishte hatërmbetje me disa nga anëtarët.

Skivi (Foto: Instagram)

Krijuesi i hitit “Na” së fundmi në InstaStory ka publikuar disa fotografi, në të cilat zbulon disa mesazhe të ndjekësve.

Lexo po ashtu Skivi thotë se në një të ardhme të afërt do të largohet nga muzika

Mesazhet në fjalë kërkojnë rikthimin e Skivit në hip hop me këngë të reja, e duke thënë se akoma janë duke dëgjuar projektet e tij të vjetra.

Skivi (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, Visar Shala (emri i vërtetë) në një të ardhme të afërt e ka menduar edhe largimin tërësisht nga muzika.

Por që akoma nuk ka zbuluar saktësisht se si do të veprojë e çfarë do të sjellë në vijim. /Telegrafi/

Skivi (Foto: Instagram)

 

Skivi (Foto: Instagram)