Telegrafi

Skivi publikon foto nga dasma e Getit, momenti kur po ‘e ndizte’ atmosferën (Foto)

Reperi i njohur Skivi është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Ndonëse nuk është shpesh aktiv, herë pas here, ai nuk harron që të publikojë për fansat ndonjë imazh nga jeta e tij.

Lexo po ashtu Dukja e yjeve në dasmën e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës (Foto)

Javë më parë, lideri i labelit Babastars, Getoar Selimi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me prezantuesen Marina Vjollca, në një dasmë madhështore të organizuar në Gjirin e Lalzit në Shqipëri.

Në këtë dasmë nuk kishin se si të mungonin reperët e tjerë të Babastars, e ndër ta edhe vet Skivi.

Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka shfaqur një nga momentet ku po vallëzonte gjatë mbrëmjes me mikun e tij Petrit Kllokoqin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai dukej mjaft elegant i veshur në një palë pantallona blu dhe këmishë të bardhë me detaje.

Vërehet që atmosfera ka qenë në maksimum, përderisa reperi shfaqej mjaft i buzëqeshur dhe në qejf në fotografi. /Telegrafi/