Telegrafi

Skivi promovon llogarinë e verifikuar në Instagram

Reperi i njohur Skivi pak javë më parë publikoi projektin e tij më të ri me titull “Dita, Nata”.

Kënga rezultoi mjaft e suksesshme, dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat e klikimeve në kanalin YouTube.

Reperi numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv dhe ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Lexo po ashtu Dikur fanse e zjarrtë, sot protagoniste në klipin e tij - Skivi i plotëson ëndrrën fanses në klipin e ri "Dita, Nata"

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se llogaria e tij në Instagram është verifikuar, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar së fundmi.

Skivi ka falënderuar ata që e kanë ndihmuar, ndërsa ka premtuar se do të jetë sa më pranë fansave përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/