Reperi i njohur Skivi pak javë më parë publikoi projektin e tij më të ri me titull “Dita, Nata”.
Kënga rezultoi mjaft e suksesshme, dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat e klikimeve në kanalin YouTube.
Reperi numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktiv dhe ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, ai ka bërë të ditur se llogaria e tij në Instagram është verifikuar, dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar së fundmi.
Skivi ka falënderuar ata që e kanë ndihmuar, ndërsa ka premtuar se do të jetë sa më pranë fansave përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/