Telegrafi

Skivi po vjen me triologji: Tri këngë e tri klipe të përfshira në një video

Foto: Skivi/Instagram

Reperi i njohur Skivi vazhdon të mbetet një prej emrave më të komentuar në media.

Ditë më parë ai sqaroi gjithçka rreth shpërbërjes së label-it BabaStars, duke bërë të ditur se nuk do të ishte më pjesë e tij.

Ndërkohë përmes postimeve të vazhdueshme në InstaStory, ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjellë për fansat disa projekte muzikore.

Megjithatë Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një triologji, pasi reperi është në përgatitje të tri këngëve të reja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai do t’i realizojë këto të trija këngë me klipe, dhe do t’i përfshijë të gjitha në një klip të vetëm.

Kohëzgjatja e këtij klipi pritet të jetë afro 11 minuta, gjersa pritet të jetë diçka mjaft e veçantë, pasi një projekt të tillë nuk e ka realizuar thuajse asnjë rap-artisti shqiptar.

ndërkohë që pas kësaj triologjie, Skivi do të vazhdojë me publikimin e këngëve të reja solo dhe bashkëpunimeve, tashmë jashtë label-it BabaStars. /Telegrafi/