Reperi i njohur shqiptar, Skivi, ka paralajmëruar një lidhje direkte me fansat e tij të hënë në rrjetin social TikTok.
Ai ka zbuluar madje edhe temat për të cilat do të diskutohet duke thënë se janë tri: 1. Denoncimet, 2. Ledri dhe 3. Babastars.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi reperi Ledri Vula publikoi një “diss” të titulluar “Përshëndetje Hejter” ku mes rreshtave kishte thumbuar disa prej kolegëve të tij.
Megjithëse ende nuk dihet nëse ka pasur diçka konkrete me Skivin, ky i fundit ka bërë të ditur se Ledri do të jetë një prej temave të diskutimit në mbrëmjen e sotme.
Përndryshe, Ledri dhe Visari dikur kanë qenë miq shumë të mirë dhe të pandashëm.
Ata kanë qenë themelues të rep-grupit “Skillz” i cili dikur pushtonte skenën hip-hop me shumë hite.
Më pas ata u shkrinë në label-in “Babastars”, pro pas shpërbërjes së grupit, vazhduan secili karrierë solo. /Telegrafi/