Telegrafi

Skivi paralajmëron këngë të re?

Skivi (Foto: YouTube/SKIVI)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Skivi ka aluduar se është duke përgatitur material të ri muzikor.

Reperi i njohur e ka publikuar një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me një përshkrim që lë të kuptohet se ai është duke përgatitur këngë të re.

Nuk dihet nëse është fjala për ndonjë projekt solo apo për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

Lexo po ashtu Lajmet për Skivin

“A jeni edhe ju të pajtimit që të sjell diçka të re?”, i ka pyetur Skivi fansat në Instagram.

Natyrisht se përgjigja e tyre ka qenë pohuese dhe shumë prej tyre kanë kërkuar një bashkëpunim me Ledri Vulën.

Theksojmë se ditë më parë dy reperët e dikurshëm të grupit Skillz janë parë bashkë duke nxitur thashetheme se mund të bashkëpunojnë sërish.

Nuk ka dyshim se fansat e hip-hop grupit të dikurshëm do të dëshironin që t’i shihnin sërish në projekte të përbashkëta Visarin dhe Ledrin. /Telegrafi/