Telegrafi

Skivi, Onati dhe Agon Amiga dukeshin klasikë dhe elegantë në dasmën e menaxherit të Babastars (Foto)

Shumë yje të skenës kanë qenë të pranishëm në dasmën e menaxherit të Babastars, Dekorim Sahiti.

Dhe padyshim se të pranishëm ishin pjesëtarët e ‘labelit’ të njohur. Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga dukja e reperëve në ditën e rëndësishme të mikut të tyre.

Lexo po ashtu Elegantë dhe të bukur, Geti e Marina shkëlqejnë në dasmën e menaxherit të "Babastars" (Foto)

Skivi e ka publikuar një fotografi, ku ai së bashku me Onatin dhe Agon Amigën kanë pozuar me nusen dhe dhëndrin.

Klasikja dhe eleganca ka dominuar në veshjen e reperëve, të cilët jemi mësuar t’i shohim zakonisht me veshje që i përshtatet stilit të tyre.

“Urime martesën dhe jua uroj më të mirat”, ka shkruar Skivi në përshkrim. /Telegrafi/