Telegrafi

Skivi nuk mungon në dasmën e Getit (Foto)

Sonte (e diel) në Gjirin e Lalëzit po zhvillohet ceremonia martesore e çiftit shumë të përfolur në media, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

Shumë të ftuar VIP ishin pjesë e kësaj dasme, ndër ta edhe të gjithë reperët e labelit Babastars, të cilët ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale, momente nga festimet në dasmën e mikut të tyre.

Por, njëri nga ta nuk u pa shumë aktiv në rrjetet sociale, e ai është reperi Skivi, për të cilin disa media aluduan në mos-pjesëmarrjen e tij në këtë dasmë.

Megjithatë, e vërteta qëndron se Skivi si gjithë anëtarët e tjerët të grupit, është gjithashtu prezent në dasmën e liderit të Babastars.

Mos-aktiviteti i tij në rrjetet sociale tash e dy ditë ka ndikuar që fansat të shkojnë në këtë aludim, mirëpo një fotografi e publikuar nga Cozman në SnapChat hedh poshtë këtë teori.

Skivi shihet në mesin e miqve, i veshur mjaft elegant në një kostum të kaltër, gjersa në fytyrën e tij nuk mungon buzëqeshja teksa feston në dasmë me miqtë e tij. /Telegrafi/

Skivi dhe Cozman në dasmën e Getit dhe të Marinës