Telegrafi

Skivi me një ndryshim të madh në pamje, rruan kokën

Reperi i njohur shqiptar, Skivi, ka kohë që nuk ka qenë aktiv me ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ai po vazhdon të jetë mjaft i angazhuar në rrjete sociale me postime të ndryshme.

Visar Shala (emri i vërtetë) së fundmi ka prezantuar me fansat një tjetër ndryshim të bërë në pamje.

Skivi (Foto: Instagram)

Ai ka shpërndarë disa fotografi të reja në Instagram, nëpërmjet të cilave tregon se është bërë tullac.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në postimin e publikuar me mbi 100 mijë ndjekësit, ai mori komente e reagime të llojllojshme.

Skivi (Foto: Instagram)

Skivi duhet theksuar se këtë vit ka qenë më pasiv në muzikë, meqë është përqendruar në studio e në bashkëpunimin me artistë të rinj.

Mbetet për t’u parë në vijim nëse do ketë ndonjë këngë të re nga reperi. /Telegrafi/