Telegrafi

Skivi lanson klipin e këngës “Panika”

Skivi në klipin e këngës "Panika" (Foto: Screenshot/YouTube/Skivi)

“Panika” është kënga më e re e Skivit, të cilën e ka publikuar me videoklip.

Vet Visar Shala e ka shkruar tekstin e kësaj kënge, ndërsa videoja muzikore është e gjatë mbi nëntë minuta.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Skivi

DorantBeats nga Pigeon Music është kujdesur për realizimin e këngës, videoklipin e ka xhiruar ‘Dardan Sadiku Films’.

“Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e projektit dhe kishit besim në mu, puna e secilit do të bie në sy”, ka shkruar reperi në njoftimin e tij në Instagram.

Theksojmë që kjo është kënga e parë e Skivit prej largimit nga ‘labeli’ BabaStars. /Telegrafi/