Reperi i estradës shqiptare, Skivi, ka paralajmëruar se sërish po vjen me një bashkëpunim pas atij me Florianin dhe Doksin.
Ai tashmë ka nisur edhe xhirimet e klipit, teksa videoja i është besuar produksionit të njohur ‘Massive Production’.
I njëjti së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth tij përmes opsionit pyetje-përgjigje, si nga ana private e po ashtu edhe nga ajo profesionale.
Ndër pyetjet ishte ‘se kur do të dalë një super hit nga ty?’, e përgjigja ironizuese e Visar Shalës (emri i vërtetë i reperit) nuk ka munguar.
“Së shpejti. Sapo të kryhen këto lemonada, tani e lëshojmë bombën. Gati është”, thotë mes tjerash reperi.
Në mesin e shumë pyetjeve, ishte një edhe rreth labelit “PINT”, ku Skivi tregon se ka respekt për ta.
Ndryshe, Doksi, Skivi dhe Floriani në dhjetor lansuar projektin e përbashkët që u prit mjaft mirë dhe janë gati për të mbledhur milionëshin e parë. /Telegrafi/