Telegrafi

Skivi, imazh i një brendi të ri veshjes në Kosovë

Foto: Skivi/Instagram

Skivi është një prej reperëve më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Ai është çdo herë aktiv me prurje të reja në muzikë, teksa gjatë verës është shumë i pranishëm edhe në koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Imazhi i tij është shumë i pëlqyer, kjo ngase ai numëron me mijëra fansa.

E kur jemi te imazhi, duket se stili dhe rupturat e reperit kanë rënë edhe në syrin e disa prej brendeve vendore.

Në InstaStory, Skivi ka ndarë së fudmi me fansat një fotografi, ku shfaq një bluzë në të cilën shkruhet “Çka po bojna sonte? A je e lirë?”.

Foto: Skivi/InstaStory

Këto fjalë janë të shkëputura nga kënga “Çka po bojna” e reperit e lansuar në vitin 2012.

Telegrafi merr vesh se bëhetfjalë për një brend vendor, i cili ka vendosur të nxjerr në shitje bluza ma imazhin dhe vargjet e këngëve të disa artistëve shqiptarë.

Njëri prej tyre është Skivi, por pjesë e kësaj do të jenë edhe shumë artiste tjera femra.

Artistët në fjalë pritet që në ditët në vijim të nënshkruajnë kontratën me këtë brend, për të filluar me nxjerrjen në shitje të bluzave. /Telegrafi/