Telegrafi

Skivi flet për pajtimin e Getit me Kreshën, e quan lëvizje të gabuar bashkëpunimin nga ana e këtij të fundit

Reperët e njohur të skenës, Getoar Selimi dhe MC Kresha, nuk kishin një raport të mirë mes vete për shumë vite.

Megjithatë sivjet gjithçka u la pas dhe dyshja shtrinë dorën e pajtimit, duke ritkhyer shoqërinë e ndërsa sollën edhe një bashkëpunim me këngëtaren Inva Mula.

I pyetur për këtë hap që dyshja kanë ndërmarrë për t’u pajtuar, miku i dikrushëm i Getit, Skivi, tha në një intervistë për Prive se e sheh si hap pozitiv.

Skivi (Foto: Skivi/Instagram)

“Prej çështjes humane është diçka për t’u përshëndetue dhe uruar, për dy njerëz që s’kanë folur me dekada kthehen dhe pajtohen së bashku, ajo është diçka shumë e mirë dhe duhet të shërbejë si shembull për të gjithë spektrin muzikor”, tha Skivi.

Lexo po ashtu MC Kresha dhe Getoar Selimi i japin fund armiqësisë 12-vjeçare dhe shtrijnë dorën e pajtimit në emision

Por, jo të njëjtin mendim pati edhe për bashkëpunimi ne tyre, duke lënë të kuptohet se ka qenë një lëbizje e zgjuar dhe përfituese nga ana e Getit, por jo njëlloj e sheh edhe nga ana e Kreshës.

“Sa i përket bashkëpunimi se pse është bërë? Si është bërë dhe kush përfiton më shumë prej kësaj? Le të mbetet të mendohet prej ekipeve të tyre, PR-it, strategëve të tyre. Geti mund të them që shumë rrallë e hiç gabon”, u shpreh mes të qeshurave reperi.

Rap-artisti, emri i vërtetë i të cilit është Visar Shala paralajmëroi rikthimin me një projekt të ri dhe gjigant muzikor, gjersa paralajmëroi edhe përmbylljen e karrierës pas afro 2-3 vitesh. /Telegrafi/