Artistët shqiptarë, Skivi, Doksi dhe Lil Bin, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.
“Kriminele” mban titullin kënga e tyre ritmike, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e kanë realizuar vet reperët, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Granit Gashi.
Ky i fundit po ashtu u kujdes edhe për producimin në bashkëpunim me Dardy, gjersa producent ekzekutiv i këngës është Skivi.
Videoja atraktive i është besuar produksionit ‘Focus Films’.
https://www.youtube.com/watch?v=1NaVHceqVz4&t=1s&ab_channel=SKIVI
Projektin tashmë e gjeni të plotë në kanalin YouTube dhe besohet se do pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/