Reperi i njohur Skivi dhe këngëtarja e re, Donjeta, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Menemadhe” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe RnB.
Kënga është punuar nga Granit Gashi dhe producenti Shkumbin Nebihu.
Ndërkohë, teksti është shkruar po nga Shkumbini, në bashkëpunim me Skivin.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit i janë besuar produksionit të njohur kosovar, Imagine Films.
Skivi përndryshe është shumë aktive dhe i pëlqyer nga publiku për këngët e tij, teksa edhe Donjeta duket se po ia arrin mjaft mirë synimet që ka në muzikë. /Telegrafi/