Site icon Telegrafi

Skifterat me mesazh pas largimit të presidentit Zuka: Nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirëupafshim

Gjilani ka mbetur pa president, pasi Florim Zuka ka dhënë dorëheqje.

Së bashku me Zukën është larguar edhe e gjithë kryesia e klubit bardhekuq.

Ka ardhur edhe reagimi i tifozëve të klubit ‘Skifterave’ pas largimit të Zukës.

Skifterat kanë falënderuar pafund presidentin ‘Tali’, derisa kanë shkruar se është një mirëupafshim, sepse njerëzit si ai nuk largohen asnjëherë nga klubi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Florim Zuka nuk është më president i Gjilanit

Postimi i plotë nga “Skifterat”:

Nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirëupafashim, sepse njerëzit si ti nuk mund të largohen asnjëherë nga klubi.

Pavarësisht të gjithave, ne të falenderojmë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe gjithçka që dhe për këtë klub.

Ashtu siç pate mbështetjen e “Skifterave” para dhe gjatë rrugëtimit tënd, të presim për të gjetur alternativën e re, e cila do të vjen në klub dhe do të na mbaj nderin e qytetit, ashtu siç është edhe motoja jonë.

Kemi besim te ty, që klubin do të lësh në duar të sigurta dhe nuk do të largohesh pa ndonjë zgjidhje.

Faleminderit president Florim Zuka dhe mirupafshim!. /Telegrafi/

Exit mobile version