Derbi më i madh në Kosovë dhe i fundit për sezonin 2018/19 në mes Gjilanit dhe Dritës u vendos të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo për shkak të interesimit dhe rivalitetit të madh mes dy klubeve dhe tifozerive.
Ndeshja është e paraparë të fillojë nga ora 20:00 dhe tashmë një orë para ndeshjes të dy tifozëritë kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit.
Normalisht nuk mungojnë edhe tifozët neutral që preferuar të shikojnë këtë ndeshje nga afër.
Gjilani llogaritet skuadra vendase dhe renditën në IPKO Superligën e Kosovës në vendin e gjashtë me 34 pikë, dhjetë më pak se Drita në pozitën e katër. Më poshtë keni formacionet zyrtare:
Gjilani: Haxhihamza, Papuqi, Lila, Halili, Magani, Lopes, Kosumi, Shabani, Hajdari, Nika, Perez.
Drita: Kirev, Osmani, Leci, Gerbeshi, Limani, Vucaj, B. Shabani, Krazniqi, Neziraj, Nwabueze.
/Telegrafi/