Telegrafi

Skiatori i dehur mbeti në borë, nuk kishte fuqi të lëvizte si duhet (Video)

Një skiator është filmuar në Avoriaz të Alpeve Franceze teksa rrëzohej dhe nuk kishte mundësi të qëndronte, sepse kishte pirë shumë.

Fillimisht, ai kishte vështirësi t’i kapte si duhet çizmet për ski, por edhe kur ia doli gjërat nuk i shkuan mbarë, transmeton Telegrafi.

Burri me helmetë përpiqej të bënte përpara, por binte i pafuqishëm dhe nuk ndihmohej nga askush.

Megjithëse një mik i tij ia dha shkopin që ta ketë më të lehtë ngritjen, prapë ra në borë dhe nuk e mbanin këmbët.

“Pushimi në mal është edhe për pije, jo vetëm për ski, por kujdesuni që të mos i bëni bashkë këto të dyja”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/