Reperi nga Shqipëria, Skerdi, ka publikuar këngën e re.
“Goodbye” mban titullin projekti i tij i ri, të cilin e ka shoqëruar me një video mjaft atraktive.
Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet reperi, ndërsa për producimin u përkujdes Joniad Banush.
Miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge e ka realizuar shtëpia e hiteve, RedBox Entertainment.
I njëjti është mjaft aktiv në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/