Telegrafi

Skerdi thumbon kolegët e estradës: Unë kam ‘dhez’ pa skandale

Skerdi (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, tash e disa vite është pjesë e estradës shqiptare.

Ai përgjatë kësaj kohe ka sjell projekte e hite të shumta, përfshirë edhe bashkëpunimet me disa emra të njohur të rap-it në Kosovë.

Duke qenë se skena muzikore shqiptare numëron artistë e këngëtarë të shumtë, disa prej tyre tashmë janë të njohur për skandalet dhe mënyrën se si kanë arritur të debutojnë në treg.

Megjithatë, kjo duket se nuk vlen për artistin e njohur i cili ka bërë një deklaratë së fundmi duke ‘thumbuar’ kolegët e tij.

Përmes një fotografie të shpërndarë, i njëjti tregon se për publikun nuk është bërë i njohur me anë të skandaleve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Unë kam dhez pa skandale”, ka qenë përshkrimi i imazhit të tij, për të cilin kishte reagime të ndryshme edhe nga fansat.

 

Sidoqoftë, Skerdi po vazhdon të punojë në këngë të reja dhe pritet të sjell projektin e radhës ditëve në vijim. /Telegrafi/