Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi Ago, është mjaft aktiv në prodhimin e projekteve të ndryshme në industrinë muzikore.
Në muajt e fundit ai ka sjellë këngë të ndryshme, duke përfshirë edhe bashkëpunime me artistë të estradës.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Skerdi ka bërë të ditur se është i gatshëm për të sjellë këngë të shumta gjatë verës.
“Shumë projekte gati për këtë verë”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, “Vaj” titullohet projekti i fundit nga Skerdi, që erdhi në bashkëpunim me rep-artistin Elinel. /Telegrafi/