Telegrafi

Skerdi: Do të vazhdoj të bëj atë që dua

Skerdi (Foto: Instagram/skerdiago)

Skerdi ka qenë mjaft aktiv këto muaj duke sjellë materiale të reja muzikore për fansat e muzikës së tij.

Kantautori lansoi bashkëpunimin me Labinot Tahirin, “Gabove”, pastaj erdhi solo me këngën “Tradhtare 2”, për të ardhur sërish duet, kësaj radhe me Elinel në këngën “Vuj”.

Ai është zotuar se do të vazhdojë të sjellë muzikë, në mënyrë që të argëtohemi në këtë periudhë të pandemisë.

“Nxora tri projekte për një muaj, nuk u ndala në atë që dua, edhe pse situata për momentin nuk është e mirë për shkak të coronavirusit”.

“Por, unë nuk u ndala, vazhdova dhe nuk prita as verë, vjeshtë apo dimër. Nuk prita kush çfarë po nxjerr, bëra atë që desha dhe njësoj do të vazhdoj…”.

“Do të vazhdoj t’ju sjell muzikë të mirë në mënyrë që të argëtohemi disi gjatë kësaj pandemie.

“Mos harroni, duhet të jemi më të fortë se kurrë, ashtu sikur unë që asgjë nuk më ndaloi për të sjellë këngë pa ndalë. Shihemi së shpejti me projekte të reja…”, ka shkruar Skerdi në një postim në Instagram. /Telegrafi/