Telegrafi

Skerdi të premten lanson këngën e re “Krejt”

Skerdi Foto: Instagram/skerdiago

debArtisti i njohur, Skerdi, që ka nga paraqitja e tij e parë nuk është ndalur me projekte muzikore.

Ai në rrjete sociale është tejet aktiv, duke sjell në mënyrë të vazhdueshme postime nga përditshmëria.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Skerdi ka bërë të ditur se do të sjellë këngën e re.

“Krejt” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila do të lansohet në platforma digjitale të premten në ora 18:00.

Ndjekësit e artistit menjëherë filluan me komente pozitive, ndërsa mezi presin publikimin e projektit.

“Kthehu” përndryshe është hiti tij i fundit, që deri më tani ka arritur 3.4 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/