Projektet e reja nga artistët shqiptarë sa vijnë e po shtohen në këtë periudhë kur shumica e tyre janë në vetizolim.
Një i tillë është paralajmëruar ditë më parë nga këngëtari Skerdi, i cili këngën e radhës do ta ketë bashkëpunim me reperin Elinel.
“Vaj” titullohet projekti i dyshes dhe do të lansohet ditën e nesërme (e diel) në orën 19:00.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes rrjetit social Instagram, ku postoi një fotografi bardh e zi, pjesë kjo e shkëputur nga klipi i këngës.
Që të dy artistët numërojnë hite të mëdha muzikore, e që tani kanë vendosur që t’i bashkojnë forcat dhe të sjellin një bashkëpunim. /Telegrafi/