Site icon Telegrafi

Skerdi, sozia e The Weeknd në dukje, por edhe në talent (Foto)

Skerdi është një nga artistët e rinj që ka befasuar skenën – natyrisht për së miri.

Depërtimi i artistëve të rinj në skenën e muzikës shqiptare është bërë klishe që të nënvlerësohen, pasi shumica prej tyre nuk shfaqen të talentuar.

Ndryshe ishte rasti me Skerdin, i cili qysh nga hiti me Ledrin, Gjikon dhe Lumi B i titulluar “Messi”, ku ai ishte protagonist, mori menjëherë lëvdata të para dhe pëlqim nga publiku, e madje ka krijuar edhe bazën e vet të fansave, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Gjiko e Skerdi nisin punën në këngën e re (Video)

Por, pikërisht fansat e kanë krahasuar artistin e skenës tonë me superyllin botëror, The Weeknd.

Ngjashmëria mes Skerdit dhe The Weeknd është tejet e madhe në dukje, por nuk dallon shumë as në talent.

The Weeknd është një prej muzikantëve më të talentuar të skenës botërore të muzikës, teksa Skerdi është një prej më të talentuarve të skenës tonë. Andaj, krahasimi që ai është sozia e yllit botëror shumë lehtë mund të qëndrojë. /Telegrafi/

Exit mobile version