Reperi i njohur i skenës shqiptare, Skerdi, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.
Pas bashkëpunimit me këngëtaren Samanta Karavella, ai bën të ditur se së shpejti do të publikojë këngën e radhës.
Lajmin e njoftoi përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.
Në videon e ndarë me ndjekësit, krijuesi i hitit “Bugatti” ka shkruar “së shpejti” ndonëse nuk ka zbuluar ndonjë datë të saktë të lansimit.
Ndërkohë, duket se kënga mezi po pritet edhe nga fansat e tij pasi pranoi reagime të ndryshme krahas postimit.
Theksojmë që “N.K.N” u prit mirë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/