Një projekt i ri muzikor pritet që së shpejti të publikohet edhe nga reperi shqiptar, Skerdi. I njëjti këtë herë po vjen me një bashkëpunim, teksa si artist ka zgjedhur Thepak, i cili synon tregun muzikor gjerman.
Kjo u bë e ditur nga vet ai, ku ka ndarë me fansat një pjesë të shkurtër të këngës në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Diablo, së shpejti”, ka shkruar krahas videos 30-vjeçari.
Këto ditë, Skerdi ka dhënë disa lajme të gëzueshme, fillimisht se do bëhet baba për herë të parë dhe më pas se do të martohet me prezantuesen Vesa Rama.
Dasma e dyshes do të organizohet në Shqipëri, edhe pse akoma nuk kanë dhënë një datë të saktë të ceremonisë së tyre.
Këta të fundit duhet theksuar se u fejuan në fillim të këtij viti, pas disa viteve lidhje së bashku. /Telegrafi/