“Tradhtare” mban titullin një prej këngëve më të suksesshme të reperit të njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago.
Ky projekt, i cili u publikua në dhjetor të vitit 2017, u shndërrua në hit të asaj kohe dhe falë tij reperi arriti famë të madhe dhe u bë më i njohur për publikun.
Megjithatë, 30-vjeçari së fundmi ka njoftuar fansat se po sjellë pjesën e dytë të “Tradhtare” dhe se së shpejti pritet të prezantohet para fansave.
“Tradhtare 2 është gati. Bëhuni gati ju që jeni të dashuruar sepse është një super baladë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Ndërsa pjesa e parë e tij ka grumbulluar afro tre milionë shikime, pritet që edhe pjesa e dytë të ketë suksesin e merituar nga publiku.
Ndryshe, Skerdi aktualisht po shijon suksesin e këngës së re “Shpirt Zi” që e solli para pak ditësh në bashkëpunim me një artiste të re të quajtur, Diellza.
Veç tjerash, ai në këtë muaj u bë baba për herë të parë i një djali që e pagëzoi me emrin, Roi. /Telegrafi/