Këngëtari dhe reperi Skerdi, ka qenë i ftuar në episodin e së dielës në “Barber Shok”.
Siç e do tradita e emisionit, teksa po rregullonte pamjen e tij te berberi, ai nuk hezitoi t’iu përgjigjet pyetjeve të shumta të moderatorit Fis Juniku.
Ky i fundit në një moment e ngacmoi Skerdin me pyetje rreth jetës private, të cilave nuk hezitoi t’iu përgjigjet.
Mes të tjerash, ai vuri në dukje një detaj shumë interesant se si ishte njohur me bashkëshorten e tij përmes mediave.
“Me gruan [Vesën] kam rënë në kontakt përmes portaleve, për intervistë më ka ftuar dhe aty jemi takuar”, ka thënë Skerdi.
Çifti përndryshe janë prindër të një djali dhe jetojnë së bashku në Kosovë – vendi prej edhe nga vjen bashkëshortja e Skerdit. /Telegrafi/