Telegrafi

Skerdi rezulton negativ me COVID-19

Skerdi (Foto: Instagram/skerdiago)

Kohëve të fundit një pjesë e estradës shqiptare janë duke iu nënshtruar testit për pandeminë coronavirus.

Njëri prej tyre është edhe këngëtari shqiptar, Skerdi, ku një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ai kishte fotografuar raportin, ndërsa të njëjtën e kishte publikuar në rrjetin social Instagram.

(Foto: Instastory)

Në të shihet se Skerdi ka rezultuar negativ me COVID-19, ndërsa thekson se i’u kishte bërë fiksim për ta provuar testin.

“Më në fund, se jemi bërë me fiksime”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.

Sidoqoftë, para dy ditësh ishte edhe këngëtarja Morena Taraku, e cila kishte ofruar imazhe, ndërsa shihet duke u testuar. /Telegrafi/