Rap-artisti i njohur shqiptar, Skerdi Ago, ka lansuar një tjetër këngë në YouTube nga albumi i tij i ri.
Bëhet fjalë për “Pse”, e cila tashmë ndodhet e plotë në kanalin zyrtar të këngëtarit.
Teksti dhe muzika është realizuar nga vet reperi me ‘beat’ nga Aspekt.
Videoja ndërkohë vlen të ceket se iu besua Oli Pixel.
Të tjera projekte që ka publikuar deri më tani, përfshijnë: “Cuba”, “Pistola”, “Ghetto Girl”, “Çohu”, “Boba” etj.
E një të veçantë, “Po foli t’vërtetën”, e solli me një tematikë të ndjeshme duke e përfshirë edhe të kaluarën.
I njëjti shquhet për vokalin e veçantë dhe ka lansuar disa hite. /Telegrafi/