Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, është mjaft i dashur për dëgjuesit e muzikës së tij.
Ai që në paraqitjen e tij të parë, dëshmoi se ka talent, gjë të cilën e shfaqte përmes projekteve të tij unike.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, artisti ka bërë të ditur se kënga e tij do të jetë së shpejti në platformat digjitale.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/skerdiago_129741061_3647657465293792_4905003890689924484_n.jpg)
Do të jetë një datë gjatë kësaj jave, që fansat e tij do të kenë mundësinë të argëtohen nën tingujt e këngës “S’te fal”.
“Ja vlen pritja”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.
Përmendim se para dy muajve ai solli këngën “Amelia”, që deri më tani ka arritur mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/