Telegrafi

Skerdi publikon këngën e re “Lshoja re noce”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Skerdi, ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

“Lshoja re noce” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet këngëtari me ‘beat’ nga Aspekt.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti u përkujdes edhe për miksimin e masterizimin me video nga Play Play.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të plotë tashmë videon mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të reperit.

Foto: Screenshot/YouTube

Besohet që ky projekt do të pëlqehet edhe nga publiku dhe fansat e tij.

Skerdi në ndërkohë i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/