Telegrafi

Skerdi publikon këngën e re “Kthehu”

Skerdi (Foto: YouTube)

Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, ka prezantuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Kthehu” mban titullin kënga e tij e re, të cilën po ashtu e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur producenti i njohur nga Ferizaj, Shkumbin Nebihu dhe Ultra Beats.

Skerdi (Foto: YouTube)

Artisti i njohur vjen me një paraqitje mjaft atraktive në klip, ndërsa kënga është ritmike dhe flet për një dashuri të humbur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projektin tanimë e gjeni të lansuar edhe në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Kjo është kënga e katërt e Skerdit për këtë vit, e cila vjen pas “Gabove” në bashkëpunim me Labinot Tahirin, “Vaj” me Elinel dhe “Tradhtare 2”. /Telegrafi/