Telegrafi

Skerdi paralajmëron për projektin e ri, pyet fansat nëse janë gati

(Foto: Instagram/skerdiago)

Këngëtari i njohur, Skerdi, është ndër më të pëlqyerit sa i përket veçantisë që ka në paraqitjet skenike.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale duke ndarë imazhe të ndryshme nga përditshmëria dhe karriera profesionale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Skerdi ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë në treg projektin e ri muzikor.

(Foto: Instastory)

Përmes një ‘selfie’ ai ka shkruar në mbishkrim: “A jeni gati për projektin ri”.

Sidoqoftë, ai së fundmi ka sjell në mënyrë të njëpasnjëshme këngë, të cilat rezultuan mjaft të suksesshme.

“Amelia” mban titullin hiti i fundit, për të cilin është përkujdesur producenti Alandy. /Telegrafi/