Telegrafi

Skerdi paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Samanta Karavellën

Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, ka nisur përgatitjet për një tjetër projekt të ri muzikor.

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me këngëtaren Samanta Karavella, kënga e të cilëve pritet të publikohet së shpejti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti duke ndarë me fansat në Instagramin e tij një pjesë të shkurtër nga klipi.

“Keni me ra në dashuri me këngën e re”, ka qenë përshkrimi krahas videos ku ka etiketuar edhe artisten e mirënjohur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në anën tjetër, Karavella ka ndarë disa fotografi të vetes nga videoklipi teksa vjen në një paraqitje të mrekullueshme e me stil unik.

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes, i cili besohet se do të pritet mjaft mirë edhe nga publiku.

Ndryshe, dyshja e famshme këtë kohë kanë qenë tejet të angazhuar në projekte e këngë solo. /Telegrafi/