Ylli i ri i muzikës RnB, Skerdi, është në përgatitje të projektit të ri.
Këngëtari është aktualisht në studion e RedBox duke punuar në projektin e ri.
Ai po punon me producentin më të madh shqiptar, BigBang.
Në InstaStory, Skerdi ka konfirmuar se bëhet fjalë për një bashkëpunim.
Madje, ai e ka quajtur edhe hit.
“Hiti po vjen bashkë me një ft.”, u shpreh Skerdi.
Hitet nuk janë utopi për Skerdin, i cili gjatë verës realizio mega hitin “Si Bugatti” me Gjikon. /Telegrafi/