Dy prurjet muzikore të tij të fundit ishin bashkëpunime dhe me një të tillë po vjen sërish.
Megjithatë, tashmë është radha për ndonjë artiste shqiptare, pasi projektet e mëparshme ishin në duet me dy artistë të njohur të skenës- Labinot Tahirin dhe Elinel.
Dhe reperi Skerdi nuk ka zbuluar asgjë më shumë për publikun, veçse ka njoftuar se këtë herë po vjen në duet me një artiste.
“Ft, kësaj here është femër”, ka shkruar ai krahas imazhit, i cili nuk ka bërë të ditur emrin e këngëtares.
Sidoqoftë, fansat ishin mjaft kuriozë të dinin dhe në hapësirën për komente e vërshuan me reagime nga më të ndryshmet.
Përkundër pandemisë COVID-19, reperi nga Shqipëria nuk është ndalur në asnjë moment me prurje të reja.
Projekti i titulluar “Vaj” në bashkëpunim me reperin Elinel ka kaluar shifrën e 600 mijë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/